Adriatik BALLA
Java e 27-të, e cila korrespondonte me javën e fundit të fazës së tretë të “Abissnet Superiroe nisi dje me tri ndeshjet epara të saj, ku padyshim ndeshja më e rëndësishme ishte ajo mes Flmaurtarit dhe Vllaznisë, luajtur në mbrëmje, e fituar nga vlonjatët 1-0, duke bërë që shkodranët jo vetëm të dilnin pa pikë, por edhe të vëbë seriozisht në rrezik vendin e parë që kishin arritur pej disa javësh. Një fitore me vlera regjistroi dje Bylisi ndaj një rivali direkt për mbijetesë, duke marrë tri pikë që e parakaluan Vorën në renditje. Një ndshje e dobët sërish për Tiranën, që humbi dje ndaj Elbasanit dhe tani zbrest në vend të fundit, si kandidate kryesore për të rënë nga kategoria. Ditën e some do të luhen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave, ajo mes Egnatias dhe Teutës, si dhe kryendeshja e fazës së tretë, Dinamo-Partizani, rezultati i së cilës do të jetë vendimtar për pozicionin e këtyre dy ekipeve në xhirot e mbetura të garës.
Vllaznia zhgënjen përballë Flamurtarit
Flamurtari mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në Vlorë. Goli i Alesandro Bolzan në pjesën e parë solli 3 pikë të arta për ekipin e Andi Ribajt, që po lufton për mbijetesën. Vllaznia e Edi Martinit duhet të luante me 10 lojtarë, që nga minuta e 37-të. Bismark u ndëshkua me karton të kuq nga Enea Jorgji, pas ndërhyrjes ndaj Trashit. Kuqeblutë nuk u dorëzuan, megjithatë goditjet drejtpërdrejt në portën e Flamurtarit nuk ishin shqetësuese. Vendësit u bëhen makth shkodranëve në Vlorë, pasi pikërisht aty fitonin edhe në fazën e parë. Vllaznia mbetet në vendin e parë me 2 pikë më tepër se Elbasani, ndërsa Flamurtari lë vendin e fundit. Vlonjatët numërojnë 3 pikë më pak se Bylisi, që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.
Elbasanit i mjafton një gol përballë Tiranës, kryeqytetasit zhyten në fund
Elbasani ka mposhtur Tiranën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Mjaftoi goli i Ze Gomesh në fundin e pjesës së parë, për 3 pikë të arta në favor të verdhebluve. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi u munduan të reagojnë në pjesën e dytë. Megjithatë, mungoi goli. Traversa ndali Mehmetin, që të rikthente baraspeshën. Elbasani i Gvozdenoviç vazhdon të ëndërrojë titullin kampion. Në anën tjetër bardheblutë me katër humbje radhazi ndodhen në zonën e ftohtë.
Bylisi e mund dhe parakalon Vorën
Një ndeshje e veçantë ishte ajo mes Bylisit dhe Vorës, dy skuadra që luftojnë për mbijetesë këtë sezon. Në fakt, suksesi i ballshiotëve u dha atyre një shans për vazhdimësinë, një hap që edhe mund të mbijetojnë nëse ruajnë këto pozicione në renditje gjatë fazës së fundit të garës. Kështu, Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 27-të të Superiores, pasi ka mundur një rival direkt për mbijetesën siç është Vora. Në një duel shumë të luftuar, ballshiotët bënë diferencën në pjesën e dytë, ku kërkuan më me ngulm golin dhe iu afruan disa herë, të ndalur nga Harizaj në formë të shkëlqyer. Por në fund, ishte Adepoju ai i cili ia doli që në minutën e 88-të të shënonte golin e vetëm të sfidës, që i mundëson Bylisit të dalë pas shumë kohësh nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Java 27
Të dielën, 8 shkurt
Bylis-Vora 1-0
Tirana-Elbasani 0-1
Flamurtari-Vllaznia 1-0
Të hënën, 9 shkurt
Dinamo-Partizani 19:00
Egnatia-Teuta 19:00
Renditja
Nr.Skuadra Pikë
1.Vllaznia 51
2.Elbasani 49
3.Egnatia 46
4.Dinamo 39
5.Partizani 39
6.Teuta 34
7.Bylis 27
- Vora 26
9.Flamurtari 24
- Tirana 21







































