Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se Izraeli do të shënjestrojë dhe eliminojë çdo udhëheqës të ardhshëm suprem të Iranit nëse ai ndjek të njëjtën linjë ideologjike si Ali Khamenei.
“Çdo pasardhës që në mënyrë të ngjashme kërkon të shkatërrojë Izraelin dhe të kërcënojë Shtetet e Bashkuara do të jetë një objektiv i padiskutueshëm për shfarosje”, tha Katz në një deklaratë publike.
Deklarata e tij vjen në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraeli dhe Irani, pas valëve të ndërsjella të sulmeve ushtarake.
Kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes së ardhshme iraniane sinjalizon një qëndrim të ashpër të Tel Avivit, duke e bërë të qartë se politika e sigurisë së Izraelit do të mbetet e pandryshuar edhe përballë ndryshimeve të mundshme në hierarkinë politike të Teheranit.






































