Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 të pandehurit e dosjes së sterilizimit.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.
Ndërkohë, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 4 vite burg.
Sa i përket Marsela Sejranajt, gjykata e ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Me uljen e dënimit për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është reduktuar në 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, për të pandehurin Saimir Kadiu, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”, gjykata vendosi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg. Pas uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj burg. Kadiu lirohet nga arresti në shtëpi pasi masa e paraburgimit e tejkalon kohëzgjatjen e dënimit.
Petref Mersini është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vite e 4 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për një periudhë 24 muaj.
Edhe Arben Gjata është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes shkon në 2 vite e 4 muaj. Për të, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 24 muaj.
Për Gent Burazerin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes reduktohet në 1 vit. Ai nuk do të vuajë burg, por do të kryejë punë në interes publik.
Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes u reduktua në 1 vit. Gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.
Lista e plotë e dënimeve:
Klodian Rrjepaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.
Ilir Rrapaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.
Marsela Sejranaj – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.
Saimir Kadiu – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.
Petref Mersini – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.
Arben Gjata – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.
Gent Burazeri – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, punë në interes publik.
Naile Ajazi – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, 2 vite shërbim prove.






































