Google search engine
Home Kronike Dhunoi Fatmir Metën në ambientet e IKMT, shpallet në kërkim Klesti Çela,...

Dhunoi Fatmir Metën në ambientet e IKMT, shpallet në kërkim Klesti Çela, kunati i Ergys Agasit

0
39

Një incident i rëndë është regjistruar dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarje drejtori i IKMT, Afrim Qendro ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën, drejtor i Mjedisit si dhe Ervin Bixhën, këshilltar pranë Kryeinspektorit të IKMT.

Vendimi për shkarkimet është marrë në koordinim me kreun e Inspektorateve, Dashnor Sula.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here