Mbytja e nëntë anijeve luftarake iraniane , “disa prej të cilave ishin të mëdha dhe të rëndësishme”, njoftoi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në Truth Social. duke folur për operacionet e vazhdueshme kundër marinës iraniane.
“Sapo jam informuar se kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane, disa prej të cilave ishin relativisht të mëdha dhe të rëndësishme”, theksoi ai.
Ai shtoi se forcat amerikane “po lëvizin drejt pjesës tjetër”, duke vënë në dukje se “ato së shpejti do të jenë në fund të detit”.
Presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se në një sulm të veçantë, “selia detare” e Iranit u “shkatërrua kryesisht”.
Duke e mbyllur postimin e tij në TruthSocial me një ton ironik, ai pohoi se “përndryshe, marina iraniane po vepron shumë mire.









































