Google search engine
Home Bota “Shoferi humbi vetëdijen dhe…”/ Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në...

“Shoferi humbi vetëdijen dhe…”/ Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Milano (VIDEO)

0
33

Dy të vdekur dhe dyzet të plagosur është bilanci deri më tani i aksidentit që ndodhi në Milano, ku një tramvaj doli nga shinat dhe më pas u përplas me një ndërtesë.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak se çelësi për të ndërruar shinat nuk është aktivizuar, duke rezultuar që tramvaji të vendosej në shinat e gabuara. Sipas televizionit publik Rai, ky zhvillim tragjik mund të jetë për shkak të një situate ku drejtuesi I tramvajit ka humbur ndjenjat ose ndonjë problemi tjetër shëndetësor, që e ka ndaluar këtë të fundit të shtypte butonin që vendoste tramin në shinat e duhura.

Zyra e prokurorit të Milanos njoftoi se kishte nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa më shumë se tridhjetë zjarrfikës dhe anëtarë të Mbrojtjes Civile ishin aktivë në dhënien e ndihmës së shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here