Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka lexuar pretencën për të pandehurit në çështjen që lidhet me Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët janë gjykuar me procedurë të shkurtuar.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, kërkoi dënimet si më poshtë:
Edmond Terthorja – 3 vite burg, me ulje 1/3 e dënimit; heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Amarildo Lleshi – 3 vite burg, me ulje 1/3; heqje e së drejtës për funksione publike për 5 vite.
Serafin Skenderi – 3 vite burg, me ulje 1/3; heqje e së drejtës për funksione publike për 5 vite.
Altin Murto – 3 vite burg, me ulje 1/3; heqje e së drejtës për funksione publike për 5 vite.
Për disa nga të pandehurit e tjerë, prokuroria kërkoi dënime me burg, por me pezullim të ekzekutimit dhe konvertim në shërbim prove:
Klara Jahollari – 1 vit burg, pezullim i dënimit; 150 orë shërbim prove dhe detyrim për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.
Agim Sefa – 1.6 vite burg, pezullim i ekzekutimit; konvertim në shërbim prove për 2 vite.
Mehmet Qoshja – 1.6 vite burg, pezullim i ekzekutimit; shërbim prove për 2 vite.
Enkeleida Sallaku – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe konvertim në 150 orë shërbim prove.
Romina Koto – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Artur Koleci – 1.6 vite burg, me ulje 1/3; konvertim në 2 vite shërbim prove.
Blenard Spaho – 1.6 vite burg, me ulje 1/3; shërbim prove për 2 vite.
Tedi Proda – 1.6 vite burg, me ulje 1/3; 2 vite shërbim prove.
Elvira Shtogu – 1 vit burg, me ulje 1/3; 150 orë shërbim prove.
Tone Vukaj – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Eridiana Cuni – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Erjola Kopali – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Etleva Shore – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Ilir Kapaj – 1.6 vite burg, me ulje 1/3; 24 muaj shërbim prove.
Radion Dhromi – 1.6 vite burg, me ulje 1/3; 24 muaj shërbim prove.
Klea Lekoçaj – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Mimoza Sefa – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Mimoza Shehu – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Rezearta Dervishi – 1 vit burg, me ulje 1/3; pezullim dhe 150 orë shërbim prove.
Ndërkohë, Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme, të ndarë nga pjesa tjetër e çështjes. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi seancën e radhës më 18 mars, ku do të paraqitet mbrojtja e të pandehurve dhe më pas pritet shpallja e vendimit. Sipas akuzës, bëhet fjalë për nëntë procedura tenderimi të zhvilluara në mënyrë fiktive gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej rreth 90 milionë lekësh të reja. Të pandehurit, mes tyre zyrtarë të lartë të universitetit, biznesmenë dhe persona të tjerë të përfshirë, akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.











































