Google search engine
Home Politike Drejtesi Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj/ Thirret në SPAK...

Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri

0
15

Vijojnë hetimet për pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes “AKSHI”.

Këtë të enjte, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e cila rezulton vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.

Raportohet se në emër të Tamizit dyshohet se Beqiri ka regjistruar pronësinë e një jahti luksoz, i cili mendohet të jetë pjesë e pasurive të vendosura për të fshehur origjinën reale të pronësisë.

Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore. Hetimet po përqendrohen në gjurmimin e pasurive dhe dokumentimin e rolit të personave të përfshirë në skemën e dyshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here