Situata e Armir Shahinit (Mirit) brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe debatet e fundit që e kanë përfshirë atë, kanë detyruar familjen e tij të mbajë një qëndrim zyrtar.
Përmes një letre publike të shpërndarë në llogarinë e artistit në Instagram, Familja Shahini ka shprehur pakënaqësi të thellë lidhur me mënyrën se si po trajtohet ai gjatë pjesëmarrjes në këtë format.
Në reagimin e tyre, familja thekson se loja e Mirit ka nisur me qëllim të mirë dhe me një qasje korrekte, por që sipas tyre, nuk është interpretuar apo transmetuar gjithmonë ashtu siç duhet.
Ata dënojnë ashpër sulmet e fundit, duke u shprehur: “Përdorimi i akuzave të rënda dhe etiketimet denigruese ndaj tij, të përsëritura në studio, media dhe rrjete sociale, kanë kaluar çdo kufi të pranueshëm.”.
Familja nënvizon se identiteti i tij moral dhe profesional nuk mund të shërbejë si mjet për të krijuar sensacion publik në kurriz të dinjitetit të tij.
Për sa u përket reagimeve të Mirit brenda shtëpisë, të cilat shpesh janë komentuar në studio, familja i justifikon ato si një pasojë e ngarkesës psikologjike. Ata shprehen se ironia që ai përdor është shpesh “mënyra më njerëzore për t’u përballur me situata që e kalojnë masën”.
Letra publike mbyllet me një thirrje të drejtpërdrejtë për ekipin realizues të formatit. Duke kërkuar ruajtjen e emrit të djalit të tyre, ata presin një ndryshim të qasjes në spektaklet e radhës.
Deklarata e plotë:











































