Google search engine
Home Politike Belinda Balluku emëron një 24-vjeçar zv/drejtor të Portit të Durrësit!

Belinda Balluku emëron një 24-vjeçar zv/drejtor të Portit të Durrësit!

0
22

Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual, një post i cili nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.

Zv/drejtori i ri i APD-së është Rubin Rredhi, 24 vjeç.

Ende nuk është e qartë se kur ka ndodhur emërimi i tij, i cili raportohet se është bërë nga Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Kujtojmë se më 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e Ballukut, të caktuar më parë nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Sakaq, nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë relativisht të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here