Google search engine
Home Sport Laporta i Barcelonës flet për Mesin: Marrëdhënia ime me të është dëmtuar,...

Laporta i Barcelonës flet për Mesin: Marrëdhënia ime me të është dëmtuar, por ai mbetet legjendë e klubit

0
9

Adriatik BALLA

Lionel Mesi ka hyrë në historinë e futbollit tashmë si një prej më të mëdhenjve të kësaj loje. Kulmi i tij si lojtar arriti me klubin e Barcelonës, ku ai fitoi trofe të shumtë në Spanjë dhe në Europë, por kulmi më i madh ishte fitorja e Kupës së Botës me Argjentinën. Mesi në tërësi është lojtar i dashur, por ai është i hidhur në disa raporte që ndan me njerëzit, përfshi këtu dhe ata me të cilët ka bashkëpunuar. Nuk kanë qenë të pakta qëndrimet e tij indiferente ndaj Kristiano Ronaldos rivalit të vet më të madh, por edhe me vetë drejtuesit e Barcelonës disa vite më parë. Kështu, në verën e vitit 2021, Joan Laporta përjetoi ditën më të errët të tre mandateve të tij si president i FC Barcelona.

Nën drejtimin e tij, Lionel Mesi u largua nga klubi katalanas pasi arritja e një marrëveshjeje për një kontratë të re u konsiderua e pamundur. Sipas “Catalunya Radio” (përmes Sport), Laporta ka folur për atë periudhë. Ai pranoi se një kontratë e re për Mesin ishte e mundur, por në fund u përjashtua për shkak të dëmit që kjo do t’i shkaktonte Barcelonës në afat të gjatë. “Ne nuk donim të nënshkruanim CVC për ta regjistruar sepse konsideronim se ishte e dëmshme për klubin. Barça është mbi lojtarët, drejtuesit apo presidentët dhe nuk mund ta bënim. Kjo më ka lënë më të trishtuar si president. Momente zhgënjyese si kur u larguan Koeman, Ksavi, Pike apo të tjerët. Këto janë kohë të vështira, por nuk mund ta pranonim. Shumat e kontratës së tij nëse do ta rinovonim ishin të paarritshme dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund të vazhdonte”.

Si Mesi ashtu edhe lojtarët e tjerë që i njihja nga faza ime e parë, i doje dhe i vlerësoni. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj të gjithë këtyre lojtarëve, por Barça gjithashtu ka bërë shumë për ta. Nuk mund të ishte dhe Leo nuk mund të vazhdonte”, theksoi ai. Laporta u pyet edhe për marrëdhënien e tij me Mesin. Ai më parë pretendonte se kjo ishte rikuperuar pas largimit të argjentinasit në 2021, por tani është kthyer në këtë qëndrim. “Marrëdhënia me Mesin nuk është ajo që ishte. Kishte gjithashtu një incident në ceremoninë e Çmimit “Ballon d’Or”, ku shkova ta përshëndesja dhe ai mendoi se nuk duhej të përshëndesnim njëri-tjetrin. Nga aty pati një afrimitet të vogël dhe shpresojmë që kjo të ndodhë në të ardhmen. Marrëdhënia është dëmtuar, por ai është një legjendë e Barçës”, theksoi më tej Laporta. Duket qartë se një kthim i Mesit në radhët e Barcelonës është i pamundur nëse bazohesh në fjalët që thotë Laporta, pasi marrëdhënia mes tyre është prishur. Por në futbboll vlen shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here