Google search engine
Home Aktualitet Bllokimi dhe dëmtimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Do të ndërtojmë...

Bllokimi dhe dëmtimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Do të ndërtojmë një rrugë alternative!

0
26

Zv. Ministri i MIE, kreu i ARRSH Ami Kozeli, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me dëmtimin dhe bllokimin e aksit Librazhd-Pogradec dhe bypassit të ri.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës përbri shtratit të lumit Shkumbin. Prishja e rrugës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur.

Sistemi dhe disiplinimi i rrjedhave sipërfaqësore në të gjithë planin e rrëshqitjes.

Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”,- tha Kozeli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here