Pak ditë pasi sulmoi ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Baton Haxhi ka sulmuar Gjermanisë si një shtet nga më të korruptuarit për momentin. Në një deklaratë mediatike të para pak ditëve, Haxhiu u shpreh se, Ambasadën e SHBA duke u shprehur se, i ka rënë pesha.
Ndërkaq, sot Haxhiu, duke treguar se është një personazh që është gati të sakrifikojë gjithçka për bo…t e Edi Ramës, duke sulmuar dhe Gjermaninë.
Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe nuk mund të na bëjë moral.
Sipas tij, personalitet e larta të politikës gjermane apo përfaqësuesit e tyre në Shqipëri nuk duhet tu merren parasysh deklaratat për persona apo ngjarje të ndryshme të politikës ose drejtësisë në vend. ‘Gjermania është një ndër vendet më të korruptuar në këtë moment.
Nuk është etike ç’ka bën Gjermania. Ai është kryesori kush hyn apo jo. Ka ardhur koha që për këto gjëra që kanë të bëjnë për një person apo gjë tjetër të mos jenë faktor se na kanë lodhur me gjëra pa lidhje. I gjithë shteti gjerman, ish-kancelari gjerman ka punuar për Putinin për kaq vite dhe tani këta vijnë dhe na shesin moral’- tha Haxhiu.









































