Rikthehen përmbytjet në Durrës. Si pasojë e motit të keq me reshje të dendura, ka prezencë të madhe uji në zonën përreth Stadiumit në qytetin e Durrës. Prezenca e ujit është jo vetëm në rrugët, por dhe në ambientet pranë impiantit sportiv.
Autoritetet lokale dhe njësitë e emergjencës po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë për të siguruar qarkullimin dhe parandalimin e dëmeve të mundshme në banesa dhe biznese.
Banorët e zonës janë të këshilluar të shmangin lëvizjen e panevojshme nëpër rrugët e përmbytura.








































