Milanit i duhej një shqiptar në gjirin e vet në këtë periudhë. Një pasim nga 40 metra që preku këmbët e Rafael Leaos, ashtu siç bënte legjenda e futbollit amerikan, Tom Brady, është diçka për të cilën duhet të krenohemi. Gjithashtu sepse ai top, i goditur me lehtësinë nga Ardon Jashari në pjesën e dytë, i lejoi Leaos ta kthente ndeshjen. Mirë se vini në botën e Ardonit, djaloshit që studion nën mbikëqyrjen e Luka Modriçit! Ai madje foli për këtë para ndeshjes, me sytë që i shkëlqenin.
“Është hera e parë që kam mundur të startoj me Lukën, shpresoj se do të jetë një ndeshje e mirë së bashku. Ai është një lojtar fantastik”, ka thënë Jashari. Ata mbronin shpinën e njëri-tjetrit kur Modriç lirohej, zvicerani merrte vendin qendror për të mbuluar hapësirën në defensivë. Dhe anasjelltas. Jashari ndjeu kënaqësinë e paraqitjes krah Modriçit, sepse në sytë e Masimiliano Alegri, ai është zëvendësuesi i kroatit. Kur Modriç kishte nevojë për një pushim, Jashari ishte aty për ta zëvendësuar atë. Por midis shumë pikave të tij të forta, Ardoni krenohet edhe me fleksibilitet taktik. Ai mund të luajë përpara mbrojtjes ose si mesfushor. Djalë me personalitet të forte. Dhe kështu e vendosi Max këtë herë.
Një pozicion jo i parëndësishëm, në krahun e majtë. Me fjalë të tjera – ishte radha e tij për ta vendosur veten aty ku Adrien Rabiot zakonisht është i pranishëm. Rabiot është mungesa më e rëndësishme me të cilën duhet të përballet Milani këtë vit. Ardoni nuk është Adrien, por është një djalë me personalitet të fortë. Karakterin e fortë e kishte demonstruar verën e kaluar, kur Klub Bruzhe zhvilloi betejën për çmimin e transferimit të tij. Një situatë që e kishte mërzitur aq shumë Jasharin saqë ai vendosi të merrte një qëndrim të ashpër, duke e lënë praktikisht skuadrën vetëm duke ua bërë të qartë se ose më shisni te Milani, ose largohem. Një betejë në të cilën ai mbizotëroi, duke arritur në fund në “Milanello”.
Më pas, megjithatë, ndërhyri fati i keq. Ai u godit nga dueli me bashkëlojtarin e tij në stërvitje Santiago Gimenez, duke mbetur jashtë për dy muaj. Ishte fillimi i sezonit, dhe për të ishte goditje e madhe. Kur u kthye, Allegri filloi ta përkëdhelte publikisht. “Djali ka shumë talent, do ta shihni sapo të fillojë të luajë disa minuta”, kishte thënë Alegri. Nga ana tjetër, askush nuk ka pasur kurrë dyshime për talentin e Ardonit. Vetë investimi flet vetë dhe nuk është pikërisht një çmim i volitshëm – 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse. Është transferimi i dytë më i madh i verës pas Kristofer Nkunku. Jashari duhet të përmirësohet më tej, duke vëzhguar mjeshtrin Modriç.








































