Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën kërkon arrestimin. Raportohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi, nëse do t’i hapet apo jo rruga arrestimit të saj, kërkesë e parashtruar nga SPAK.
Balluku akuzohet për disa vepra penale, lidhur me abuzimet në Tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.








































