Google search engine
Home Politike Mbledhja në Bordin e Paqes/ Rama në podcast: Mora ftesë nga presidenti...

Mbledhja në Bordin e Paqes/ Rama në podcast: Mora ftesë nga presidenti Trump për të vizituar Uashingtonin

0
9

Kryeministri, Edi Rama ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashingtonin. Gjatë podcasti-t të tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.

Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon sipas tij me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht.

Edi Rama:

Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se…

Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here