Google search engine
Home Sport Xhaka lojtari lider me shifra e reputacion te Sanderlendi, mediat angleze bëjnë...

Xhaka lojtari lider me shifra e reputacion te Sanderlendi, mediat angleze bëjnë lidhjen mes tij e suksesit të skuadrës

0
22

Në kampionatin anglez luajnë disa lojtarë shqiptarë por asnjëri nuk i ka të dhënat që paraqet në fushë Granit Xhaka, një nga futbollistët më të mirë në Premier League dhe njëherësh një nga shqiptarët që ka luajtur në nivelet më të larta. Xhaka u rikthye këtë edicion në Premier League angleze, por jo te Arsenali. Ai zgjodhi Sandërlendin, një skuadër që lufton për mbijetesë. Askush nuk kishte pritshmëri, por sot kjo skuadër falë Xhakës ndodhet në pozita komode në mesin e artë të tabelës, faktikisht në vendin e 11-të.

Xhaka mes dëmtimit dhe rikthimit

Granit Xhaka i ka munguar Sanderlandit në tri ndeshjet e fundit dhe pritet të mungojë edhe për një kohë për shkak të lëndimit. Dhe Sanderlandi i ka humbur dy prej këtyre ndeshjeve. Kjo ndër të tjera dëshmon rëndësinë që Xhaka ka për skuadrën e kthyer në Premier League. Për rëndësinë e Xhakës për Sanderlandin ka folur trajneri i këtij ekipi, Regis Le Bris. Tekniku francez ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sports”, në të cilën ka folur për të gjithë lojtarët. Ka folur shumë për Xhakën. “Mendoj se ka të bëjë me ambicien, kuptimin e drejtë dhe qetësinë”, ka thënë Le Bris për Xhakën, të cilin e kishte vlerësuar më parë “trajner të dytë në fushë”. “Nuk është gjithmonë diçka impresive. Ka më shumë të bëjë me qëndrueshmërinë, pavarësisht ngjarjes, pavarësisht kundërshtarit. Luajmë në udhëtim kundër Çelsit? Mund të fitojmë, nëse besojmë. Luajmë në shtëpi kundër një ekipi që po vuan. Duhet të fitojmë dhe të jemi konsistentë. Bëhet fjalë për menaxhimin e emocioneve, ngjarjeve dhe qëndrueshmërinë”, ka shpjeguar Le Bris.

Prania e Xhakës në fushë

Sanderlandi me Xhakën në fushë dallon shumë nga Sanderlandi pa kapitenin në përbërje. Le Bris ka marrë shembull ndeshjen me Uest Hemin për të treguar peshën e mesfushorit për skuadrën. Sanderlandi kishte pësuar 3:1. “Nuk isha i lumtur në Uest Hem sepse pas golit të parë energjia ishte shumë e ulët. Kur mungon kapiteni, kjo mbështetje, kjo shtytje është paksa më ndryshe. Reagimi pas golit nuk ishte i duhuri. Ne nuk ndryshuam. Ne qëndruam në të njëjtën gjendje, ndoshta në disponim pak më të ulët. Kur ke një lojtar me përvojë në fushë, kjo ndihmon. Granitit është si një ndriçues. Dhe ju dëshironi të ndjekin dritën. Kundër Uest Hemit ndoshta nuk ishte kështu”, ka thënë trajneri i “maceve të zeza”.

Statistikat

Në pjesën defensive të mesfushës, Xhaka luan në partneritet me Noah Sadikin. Dhe janë prej më të mirëve në Premier League në këto pozita. Xhaka është i dyti në Premier League për distancë të mbuluar për ndeshje. Bruno Guimaraes është i pari me mesatare prej 8.85 kilometra, ndërsa Xhaka i dyti me 8.67 kilometra. “Ata dëshirojnë të vrapojnë”, ka thënë Le Bris. “Janë futbollistë të mirë, janë të zhdërvjelltë, kanë shumë kualitete të mira. Kanë profil të mirë, punojnë mirë së bashku. Dhe janë mirë të lidhur me ekipin”. Sipas francezit, çdo gjë është e lidhur. Nëse ke një pikë të dobët në ekip, ajo ndikon në gjithë dinamikën. Sunderlandi ndoshta ka pikë të dobët. Por përfundimisht Granit Xhakën e ka pikën më të fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here