Google search engine
Home Sport Mitaj po rikthehet frikshëm në Arabi, sllovakët ftojnë tifozët kundër Kosovës

Mitaj po rikthehet frikshëm në Arabi, sllovakët ftojnë tifozët kundër Kosovës

0
35
RIYADH, SAUDI ARABIA - SEPTEMBER 27: Mario Mitaj of Al Ittihad looks on before the Saudi Pro League match between Al Ittihad and Al Khaleej at Prince Faisal Bin Fahad on September 27, 2024 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Khalid Alhaj/MB Media/Getty Images)

Mitaj është kthyer përsëri në një të paprekshëm në radhët e skuadrës saudite dhe kjo shihet qartë pasi po luan rregullisht në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndaj edhe sot ai ishte në fushë nga minuta e parë në këtë duel, në të cilin tifozeria e ekipit të tij kishte përgatitur një koreografi spektakolare ku shkruhej “Çliroje bishën”, si sinjal për skuadrën që të bënte maksimumin. Skuadra në fushë iu përgjigj ashtu siç duhej dhe ndonëse përballë kishte një ekip me emra të njohur si Hozelu e Brahimi, dominoi me lojë e me gola, duke fituar me shifrat 7-0, për të bërë të sigurt kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve në Azi. Ndërkohë, Federata e Futbollit e Sllovakisë ka nisur fazën tjetër të shitjes së biletave për ndeshjen gjysmëfinale të pljeofit për Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës. Ndeshja Sllovaki – Kosovë zhvillohet më 26 mars në Bratislavë. Nga Kosova qasja në faqen e internetit ku shiten biletat nga federata sllovake nuk është e mundur. Bileta mund të blejnë vetëm shtetasit sllovakë. Biletat e mbetura për shitje kanë çmim prej 19 eurosh deri në 49 euro. “Kemi nevojë për zërin e çdo tifozi.

Lojtarët sllovakë duhet të ndiejnë në fushë se i gjithë kombi është pas tyre. Nëse kjo ndodh, dhe ne jemi të bindur për këtë, do të jetë një ndihmë dhe shtytje e madhe për ta në përpjekje për të arritur qëllimin – avancimin në finale të plejofit. Tribuna të mbushura me njerëz dhe një valë mbështetjeje nga çdo cep i stadiumit është ajo që të gjithë duam. Dhe vetëm ju, tifozët tanë besnikë, mund ta organizoni këtë”, tha Lukash Donoval, kreu i marketingut në Federatën e Futbollit të Sllovakisë. Stadiumi Nacional në Bratislavë, ku luhet ndeshja, ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Pesë për qind të biletave u takojnë tifozëve të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here