Google search engine
Home Kronike Mbërrin sonte në Rinas, i ekstraduari nga Belgjika Mario Çela, vëllai i...

Mbërrin sonte në Rinas, i ekstraduari nga Belgjika Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

0
7

Autoritetet belge kanë arrestuar Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës.  Suel Çela është person i shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, Suel Çela, është identifikuar si drejtuesi i një organizate, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

Suel dhe Mario Çela

Mario

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here