Ish-kreu i Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tenderë.
Pjesë e grupit të personave që kanë rezultuar me përgjegjësi ligjore janë edhe Edmonda Harizi, Bersant Ylli, dhe Feta Hoxha.
Prokuroria ka gjetur shkelje në një procedurë prokurimi që ka të bëjë me ujësjellësin në 8 fshatra.
Gjolek Guci ka udhëhequr Bashkinë e Memaliajt për vite me radhë, deri kur kandidati i “Bashkë Fitojmë” Albert Malaj fitoi me një diferencë prej 312 votash.
Për Gucin ka pasur edhe denoncime te tjera nga qytetarë, por edhe nga Partia Demokratike.



































