Shërbeu si prokuror në Amerikë dhe ndihmoi në Shqipëri për Reformën në Drejtësi, Gjon Junçaj: Ka shumë forca që nuk duan që SPAK të ketë sukses

0
14

Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan me origjinë shqiptare i cili verën që kaloi vendosi të tërhiqej nga shërbimi publik pas 24 vitesh në Departamenti i Drejtësisë në SHBA, është shprehur se në Shqipëri ka shumë “forca” që nuk e duan suksesin e SPAK. Junçaj i ka shërbyer popullit amerikan si prokuror federal, prokuror civil dhe si diplomat, ndërsa në Shqipëri ka qenë gjatë kohë që përgatitej Reforma në Drejtësi. Ai ka pasur dhe një “zyrë” në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku ka asistuar kolegët shqiptarë që të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Së fundmi, në një me gazetaren Ilva Tare, është shprehur se suksesi i Prokurorisë së Posaçme në fund matet me dënime, jo me arrestime, dhe procesi i rregullt ligjor duhet të udhëheqë çdo rast. Mirëpo, Gjoni është detyruar të dalë me sqarim për këtë deklaratë, pasi mediat në Shqipëri për interesa të caktuara, e kanë deformuar.

“Në intervistën time me Ilva Taren, nuk thashë që nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut në SPAK është seriozisht në rrezik”, thekson ai. Ish-prokurori federal me origjinë shqiptare, madje ka vendosur të merret dhe me një media online, duke korrigjuar titullin dhe duke sugjeruar pikë për pikë atë që ka deklaruar në intervistë: “Duke pasur parasysh këtë, ky është titulli që duhet të shihni, Gjon Juncaj: Një SPAK i pavarur, një proces i drejtë, dhe dënime do të ndërtojnë besimin e publikut.” Sipas tij, ka shumë forca që nuk duan që SPAK të ketë sukses në misionin e tij, por çdo administratë e Shteteve të Bashkuara (dhe e BE-së) ka mbështetur formimin, pavarësinë dhe suksesin e Prokurorisë së Posaçme, njohur si SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here