Prona dhe toka nga Shëngjini në Himarë, Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit

0
11

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj duke lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij.

Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 15 korrik të vitit 2024.

Shkalla e dytë e gjyqësorit kaloi në favor të shtetit një sipërfaqe toke prej 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë-Vlorë si dhe 6 pasuri të paluajtshme në Ishull Shëngjin -Lezhë.

Në mesin e pasurive të konfiskuara janë edhe dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2, njësi me sipërfaqe 218 m2 dhe tre apartamente me sipërfaqe rreth 60 m2, 67 m2 dhe 51 m2.

Pasuritë e konfiskuara rezultuan të pa justifikuara nga ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë. Në qershor 2025 Apeli dënoi me 100 orë punë publike Zenelajn, duke ndryshuar vendimin e GJKKO që vendosi dënimin e tij me 6 muaj burg për veprën penale “deklarim i rremë i pasurisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here