Në procesin ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, SPAK kërkoi thirrjen e 22 dëshmitarëve, për të provuar akuzat penale ndaj tij.
Ahmetaj akuzohet nga prokuroria e Posaçme për akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me privatizimin e shoqërisë BUKA. I pari që do të rrëfehet në gjykatë është biznesmeni Lirim Fejzollari.
Në mesin e dëshmitarëve është dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani si dhe pjesëtarë të familjes Myderizi, që janë palë e dëmtuar në procesin penal.
Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj deklaroi gjatë seancës se përmes privatimit të ish ndërmarrjes shtetërore BUKA, ish-numri dy i qeverisë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.
Ish-zv.kryeministri po gjykohet në mungesë, për shkak se ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me aferën e inceneratorëve. Ahmetaj ndodhet aktualisht në Zvicër ku ka kërkuar dhe statusin e azilantit politik.
Dëshmitarët:
- Arben Myderizi
- Adrian Myderizi
- Shkëlqim Cani
- Gelardina Prodani
- Fatmir Hoxhaj
- Klodian Mene
- Roza Naumi
- Endri Duçka
- Ergys Qirici
- Hysen Caka
- Rudina Karamuço
- Manjola Fagu
- Nuri Sopaj
- Idlir Xhoxhi
- Adriana Sheti
- Dezdemona Alickaj
- Silvana Gjikdhima
- Emil Nova
- Igli Gugashi
- Federik Seiti
- Florian Pustina
- Lirim Fejzullai



































