Prokuroria e Vlorës ka qenë ditën e djeshme në Bashkinë e Vlorës. Sipas informacioneve, dy oficerë të OPGJ-së kanë qenë me urdhër sekuestrimi për disa dosje në Zyrën e Aseteve dhe konkretisht që i përkasin periudhës 2023–2025.
Sipas burimeve për Report Tv, bëhet me dije se në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë. Prej orës 13:00 deri në mbrëmje rreth ores 23:00 kanë qenë oficerët e OPGJ-së në ambientet e bashkisë.
Prokuroria ka sekuestruar dosjet dhe kontratat e plazheve në këto vite.



































