Deputeti i zgjedhur i Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se i takon partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, të sigurojë votat për formimin e institucioneve.
Zemaj, tha se nuk duhet të përsëriten bllokadat si vitin e kaluar. Kjo pasi përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon fituesit të zgjedhjeve.
Deputeti paralajmëroi se LDK-ja nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike mes partive.
“Asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm; krejt çka kemi thënë është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha ai para nisjes së seancës konstituive.



































