Google search engine
Home Politike Çfarë po ndodh pas dyerve të Kryeministrisë? Furgoni para hyrjes kryesore, punonjësit...

Çfarë po ndodh pas dyerve të Kryeministrisë? Furgoni para hyrjes kryesore, punonjësit ngarkojnë me urgjencë “dosjet”

0
49

Pamjet janë regjistruar mesditën e kësaj të mërkure te Kryeministria dhe në to dallohet qartë sesi disa punonjës nxjerrin mijëra faqe me dokumente nga institucioni qendror qeveritar dhe i ngarkojnë në një furgon të bardhë.

Denoncimi vjen nga anëtarja e lëvizjes Shqipëria Bëhet, Edona Haklaj, e cila ngre pikëpyetje mbi veprimet që po ndodhin atje.

“Pyetje: Ku po shkojnë këto dosje dhe ç’fshihet brenda tyre? Se ç’më kujton një rast të ngjashëm të spastrimit që u bë një vit më parë në Bashki, kur po arrestohej Lali”, shkruan anëtarja e Shqipëria Bëhet, e cila ashtu si aktivistët e tjerë proteston aty prej më shumë se një muaji.

Nga pamjet, dallohen qartë disa punonjës që hyjnë e dalin nga Kryeministria, drejt furgonit të bardhë që është stacionuar në hyrjen kryesore të institucionit, duke mbajtur në krah mijëra faqe dokumente që i kalojnë në mjet.

Megjithatë, nuk dihet nëse ndonjë nga ambientet e godinës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe po zhvendosen materialet, apo kemi të bëjmë me veprime të tjera…

Video Player

00:00
01:55

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here