Çështja Veliaj hyn në fazë të re, Kushtetuesja cakton afat të prerë

0
16

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erjon Veliaj që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku kryebashkiaku i Tiranës kërkon deklarimin si jo kushtetues të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gazetarja , Anila Hoxha, raporton se sipas burimeve jozyrtare kërkesa e Gjykatës Kushtetuese u është drejtuar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar njoftoi kalimin e kërkesës së kryebashkiakut në seancë plenare.

Kryebashkiaku, sakaq, së bashku me 29 të tjerë, kaloi në gjykim themeli në krye të 4 muajve seancë paraprake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here