Një shqiptar ka dalë i përfshirë në dosjen e financierit amerikan, Jeffrey Epstein, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunime e marrëdhënie me të mitur.
Shqiptari me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, rezulton sipas dosjes të jetë një shtetas që banon në SHBA, e më saktësisht në qytetin e Nju Jork-ut.
Sipas dokumenteve që qarkullojnë në media, emri i shqiptarit figuron në të paktën 43 materiale të publikuara.
Ndër materialet përfshihen letra dhe email-e të ndryshme që janë shkëmbyera mes shqiptarit V. Berisha dhe personave të afërt me Jeffrey Epstein, e që kishin si qëllim organizimin e një takimi në Manhattan.



































