Kompania gjigante japoneze e ndërtimit Shimizu Corporation ka zbuluar një ide të guximshme për prodhimin e energjisë: një brez diellor prej 11,000 kilometrash që do të rrethojë ekuatorin e Hënës. Projekti, i quajtur “Luna Ring”, synon të shfrytëzojë sipërfaqen hënore për instalimin e paneleve diellore, të cilat do të gjenerojnë energji elektrike dhe do ta transmetojnë në Tokë përmes mikrove dhe lazerëve.
Sipas llogaritjeve të kompanisë, sistemi mund të prodhojë deri në 13,000 teravat energji, një sasi që do të tejkalonte ndjeshëm nevojat aktuale globale. Shimizu thekson se ndërtimi i këtij brezi do të mbështetej kryesisht në automatizim, robotikë dhe inteligjencë artificiale, duke reduktuar praninë e drejtpërdrejtë të njerëzve në Hënë.
Projekti parashikohet të jetë i gatshëm për fazën e ndërtimit rreth vitit 2035, pas testimeve pilot dhe zhvillimeve të reja në teknologjinë e infrastrukturës hapësinore. Nëse realizohet, “Luna Ring” mund të shënojë një hap të madh drejt prodhimit të energjisë së pastër dhe të pashtershme për Tokën.


































