Google search engine
Home Politike Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

0
51

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati me më shumë pikë mes emrave të tjerë.

Emri i Sulës në këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërkohë që pas konkursit, ish-deputeti demokrat ka dalë i pari në renditje.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend, si deputet i Partisë Demokratike për disa mandate.

Ndërkohë, më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdarin i cili dha dorëheqjen nga ky funksion, ndërsa me vendim Qeverie sot u emërua Prefekt i Qarkut të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here