Google search engine
Home Sport Dy shqiponja bëhen bashkë te Çezena, Shpendit i bashkohet edhe Vrioni

Dy shqiponja bëhen bashkë te Çezena, Shpendit i bashkohet edhe Vrioni

0
61

Vijojnë lëvizjet e lojtarëve shqiptarë në Itali, duke bërë që dy kategoritë kryesore të futbollit italian të jenë më të kërkuarat nga shqiptarët. Kjo jo vetëm për afërsinë me Shqipërinë, por edhe për faktin e Serie A dhe Serie B janë kampionate të nivelit të lartë, në top-3 kampionatet më cilësore në Europë. Xhakomo Vrioni është zyrtarisht lojtar i Çezenës. Ai rikthehet në Itali pas një periudhe të gjatë në MLS dhe ka nënshkruar një kontratë deri në qershor me një mundësi zgjatjeje. Sulmuesi shqiptar do të mbajë veshur fanellën me numër 22. 27-vjeçari do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, Kristian Shpendin.

I lindur në vitin 1998, Vrioni u rrit në sektorin e të rinjve të UC Sampdoria dhe debutoi si profesionist në kampionatin e Serie C 2017/2018 me US Pistoiese. Sezonin pasardhës, ai debutoi në Serie B me Venezia FC, përpara se të transferohej te Juventus Under-23, duke bërë dy paraqitje në Serie A në total midis viteve 2020 dhe 2021. Vrioni më pas u transferua te ËSG Tirol, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën Austriake 2021/2022 me 17 gola në 25 ndeshje. Që nga viti 2022, ai ka qenë një lojtar kyç në MLS, duke shënuar 22 gola në 78 paraqitje për Nju England Revolution.

Gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni, ai luajti për CF Montreal, gjithashtu në divizionin e parë të SHBA-së. Sulmuesi shqiptar do të mbajë veshur fanellën me numër 22. 27-vjeçari do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, Kristian Shpendin. Ai ka shpërndarë foto me fanellën e tij në rrjetet sociale teksa shkruan se: “I lumtur që jam këtu! Mezi pres të filloj”. Çezena synon ngjitjen në elitën e futbollit italian, përmes “play off” si në edicionin e kaluar. Vetë Vrioni shikohet si përforcim i rëndësishëm për klubin e Serisë B.

Amir Rrahmani gati të kthehet në fushë

Amir Rrahmani ka zhvilluar stërvitjen e parë pas lëndimit të fundit që pësoi pak ditë më parë. Mbrojtësi kosovar është planifikuar të jetë në listë për të shtunën në stadiumin Marasi kundër Genoas. Rrahmani, shkurt, është në rrugën e tij për ta rimarrë vendin titullar që u detyrua të braktiste në minutat e fundit të ndeshjes kundër Sassuolos.Napoli ka vuajtur shumë në ndeshjet e fundit, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe ka zbehur tej mase gjasat për titull në Serie A.

Llapi bën blerje shqiptare

Ndërkohë që Xhakomo Vrioni mori vëmendjen kryesore të lëvizjeve nga shqiptarët, duket se nuk kanë mbetur prapa emrat në rajon. Llapi duket se ka zgjedhur të bëjë merkato me shqiptarë. “KF Llapi me kënaqësi njofton angazhimin e sulmuesit të qendrës, Fiton Ademi, i cili ka firmosur kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028. 23-vjeçari vjen si kampion me Shkëndijën dhe me përvojën e ndeshjeve në kompeticionet e UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League. Ademi është i gatshëm të kontribuojë menjëherë në realizimin e objektivave tona”, shkruan klubi i Llapit në njoftimin e vet për shtyp ditën e djeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here