Google search engine
Home Aktualitet Moti “Zonë me rrezik të lartë!”/ Orteku bllokon aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH njofton...

“Zonë me rrezik të lartë!”/ Orteku bllokon aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

0
51

Autoriteti Rrugore Shqiptare (ARRSH) njofton se rruga në aksin Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.

Për arsye sigurie, qarkullimi është i ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë për kalim.

ARRSH apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacionet e mëtejshme mbi hapjen e rrugës.

NJOFTIMI
📍Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. 🚫 Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. 👉 U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here