Stelina ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Gjithashtu ajo ka zbuluar më shumë edhe për raportin e saj me Keijsin.
Kur u pyet nëse ka ndjenja për ish-banorin, Stelina u shpreh se “ende është shumë e trazuar.”
“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin.. një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua.
Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është”, tha ish-banorja e edicionit të pestë të reality show-t.
Ndërsa sa i përket mundësisë për një ribashkim me Kejsin, Stelina u shpreh se pas gjithë këtyre situatave të ndodhura nuk do të ketë një gjë të tillë.
“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bëj asnjëherë rolin e të tretës, se kam bërë ndonjëherë dhe s’do e bëj, kështu që patjetër tërhiqem”, tha ajo.
Ish-banorja sqaroi gjithashtuedhe bisedën virale që doli në rrjet, ku shprehej se e kishte parë videon e Keijsit dhe të Inës duke u puthur. Në “Shqipëria Live”, Stelina mohoi të ketë parë videon, pasi sipas saj, përgjigjen e kanë kthyer menaxherët e Instagramit të saj.


































