Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët përplasen me policinë

0
64

Nis me përplasje me policinë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë.

Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Shëngjin, dhe më pas nxorën nga makineritë e punës dhe punonjësit e kompanisë kanë nisur punën për ndërtimin e resortit.

Sakaq mësohet se banorët arritën të pezullojnë punimet për momentin.

Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here