sh-banori i “BBVA5”, Seno Frashëri pas përfundimit të rrugëtimit të tij në këtë reality show, shprehu ndienjat për Juelën, aktualisht banore e të njëjtit format, por mesa duket “është penduar”.
Pas disa ngacmimeve që ai i bënte Juelës, ndonëse kjo e fundit nuk ka shfaqur interes për të, Seno duket se është lodhur duke pritur, ndaj është rikthyer në krahët e ish-partneres së tij.
Në një udhëtim në fshatin e Shëngjergjit në Tiranë, të organizuar nga stafi i emisionit “Të paguximshmit”, ku morën pjesë dhe Seno me ish-partnere, dyshja ka befasuar me lëvizjen.
Teksa shfaqen duke ecur, të pranishmit brohorasin duke kërkuar një puthje nga çifti. Pas disa minutave stepje, Seno i dhuron puthje ish-partneres.
Kujtojmë se Seno, gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA” ka rrëfyer historinë e dashurisë me ish-gruan, duke zbuluar momentet e bukura por dhe sfidat e vështirësitë që i çuan ato deri në një ndarje fizike por jo të ndjerë apo për rrjedhojë të konflikteve.
Pas një periudhe emigrimi ku dhe qëndruan në azil në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumente, Seno vetëm një ditë pas lindjes së vajzës së tij ra në pranga, duke i lënë ato (gruan dhe vajzën) të vetme.
Edhe vetë ish-bashkëshortja e Senos ka rrëfyer shpesh historinë e tyre të dashurisë, jo dhe aq të bukur për shkak të disa rrethanave.
Por puthja e dhuruar publikisht dhe në prani të kamerave dëshmon se dashuria e tyre triumfoi.




































