Mësohet se se kontrollet e SPAK janë kryer në kuadër të veprimeve hetimore. SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë kontroll në ambientet e firmës Evita, e cila është në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kontrollet po ushtrohen në kuadër të hetimeve që po kryhen për koncesionet në shëndetësi. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po ushtrojnë kontroll në ambientet e një tjetër kompanie si dhe në një banesë në zonën e Selitës. Evita SHPK eshte nje kompani qe ushtron aktivitetin ne fushën e farmaceutikes dhe pajisjeve mjekësore. Evita e cila ka qenë bar u shndërrua në një nga përfitueset e koncencionit të Hemodializës, e cila ju dha nga Edi Rama Klodian Allajbeut. Ky i fundit ka qenë punëdhënësi i ministres aktuale të Shëndetësisë, e cila ka firmosur tendera në favor të tij.


































