Duka drejt mandatit të 7-të pa rival, zgjedhjet e futbollit “në xhep” presidentit

0
32

Ashtu siç pritej, Armando Duka po del deri tani kandidat i vetëm për zgjedhjet e 16 shkurtit në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kemi të bëjmë me një propozim masiv të tij nga anëtarët e federatës, pra nga klubet dhe shoqatat anëtare, ku Duka gëzon mbështetjen e tyre absolute. Sikurse ndodh në të gjitha diktaturat, edhe në “diktaturën e futbollit shqiptar”, ka vetëm një kandidat në zgjedhje, Armando Duka, kreu aktual prej 24 vjetësh në krye të shtëpisë së futbollit, e që pritet të konfirmohet edhe në zgjedhjet e shkurtit.

Zëra kundër nuk ka dhe prej vitesh dominimi i Dukës është tashmë një realitet, aq sa futbolli shqiptar sot identifikohet me portretin e tij. asnjë kandidat, të gjithë në union pranë presidentit dhe duket me shumë gjasë që edhe zgjedhjet e kësaj asambleje do të jenë brenda “kornizës” që ka parashikuar e ideuar vetë presidenti Duka. Ai po shkon drejt një mandati të shtatë, si rrallë ndonjë president i ndonjë federate në tërë historinë e futbollit në Europë e në botë. Vetëm pak emra kanë pasur një pushtet kaq të gjatë në futboll, kështu që duka po shkon drejt një rekordi si drejtues i një federate futbolli.

Njoftimi i federatës

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi sot mbledhjen e radhës me fokus verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës. Mbledhja u mbajt pas përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të kandidaturave.

Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor. Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës. Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.

Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

Kandidatët për komitetin

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Armando Cungu

Blendi Fevziu

Edmond Hasanbelli

Envi Hicka

Erind Resuli

Ervin Canollari

Geri Çipi

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here