Gazheli ikën te Ministria e Mjedisit, Besmir Beja në krye të Doganave, zbardhet vendimi i qeverisë

0
34

Ndryshime në qeveri! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Mësohet se Gent Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe u emërua Zëvendësministër i Mjedisit. Ndërkohë, Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Sakaq, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here