Hidhet shorti në Administrative, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt

0
62

Në Gjykatën Administrative të Tiranës është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se çështja do të gjykohet nga gjyqtari administrativ i shkallës së parë, Hazbi Balliu.

Veliaj ka depozituar padinë duke kërkuar pavlefshmërinë e emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Olsi Dado.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here