Harta e pasurive të konfiskuara të krimit – Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën

0
27

Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri këto të cilat janë aktualisht në zotërim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).

Vitin e kaluar ka pasur një numër më të ulët pasurish të konfiskuara se në 2024. Gjithashtu, ndryshe nga viti 2024 ku shumica e pasurive ishin konfiskuar në Tiranë, duket se 2025 e ka ndryshuar hartën e konfiskimeve. Sipas katalogut të publikuar nga AAPSK, Lezha rezulton të ketë shënuar një rekord prej 56 pronash që i kanë kaluar shtetit pas konfiskimit me vendim gjykate. Ndërkohë,  në vend të dytë renditet Durrësi me 40 pasuri të konfiskuara, Tirana me 33, Vlora me 30 (vetëm qyteti pa rrethinat, pra jo qarku i plotë) dhe Berati me 18. Nga viti në vit, pasuritë e konfiskuara janë të shumëllojshme, duke nisur që nga ndërtesa, apartamente, godina banimi, truall, toka arë, dyqane veshjesh, biznese të tipit bar-kafe, garazhe, bilardo, fast food, pastiçeri dhe shumë të tjera. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara merr në dorëzim nga Policia e Shtetit dhe administron pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga grupet e krimit apo persona të tjerë. Këto pasuri të cilat kalojnë në duart e shtetit, mund të nxirren nga ky i fundit në shitje përmes ankandeve ose të jepen me qira.

Po ashtu, një numër i konsiderueshëm pasurish jepet për dëmshpërblimin financiar të viktimave të veprave penale të krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mund t’i kalojnë institucioneve shtetërore për përdorim si zyra ose të jepen për ripërdorim social. Nga ana tjetër, vlerat monetare të konfiskuara mund të depozitohen në llogari bankare ose të investohen në bono thesari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here