Klasikja e superkupës spanjolle, një nga ndeshjet më të shikuara në histori, theu rekorde të shumta

0
29

Adriatik BALLA

Përballja e fundit El Clasico në Superkupën e Spanjës dhuroi një mbrëmje historike, duke thyer disa rekorde që nuk ishin parë kurrë më parë në shekullin XXI. Për herë të parë, u shënuan tre gola në kohën shtesë të pjesës së parë (nga minuta e 45-të e lart) në një Klasike në çdo kompeticion, duke e bërë fundin e fraksionit të parë absolutisht spektakolar. Një nga protagonistët ishte Gonzalo Garsia, i cili në moshën 21 vjeç e 293 ditë u bë spanjolli më i ri që nis titullar në një Klasike ndaj Barcelonës që nga Marko Asensio në vitin 2017

Debutimi i tij tregoi besimin e madh të stafit teknik dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ai ka për të ardhmen e Real Madridit. Por ylli absolut i mbrëmjes ishte Rafinja. Sulmuesi brazilian realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar katër gola në këtë edicion të Superkupës së Spanjës. Ai u bë vetëm lojtari i dytë në histori që arrin këtë shifër, pas Aritz Aduriz, i cili e bëri këtë në vitin 2015 kundër Barcelonës. Ky “poker” golash e konfirmon Rafinjën si një nga lojtarët më vendimtarë në skenën e madhe, sidomos në ndeshje të presionit maksimal si El Clasico. Ai jo vetëm që bëri diferencën në rezultat, por edhe shkroi emrin e tij në librat e historisë së turneut. Me rekorde të thyera, talente të rinj që shfaqen dhe yje që shkëlqejnë, kjo ndeshje e Superkupës do të mbahet mend gjatë si një nga Klasiket më spektakolare të dekadës. Sulmuesi brazilian, Rafinja, pas finales së Superkupës së Spanjës ka folur për lidhjen e ngushtë që e ka me trajnerin gjerman, Hansi Flik.

Rafinja shpërtheu me dy gola të dielën në fitoren 3:2 të Barçës ndaj Real Madridit. Ylli brazilian ka zbuluar se pas ardhjes së Flikut në krye të gjigantit katalunjas kanë ndryshuar shumë gjëra. Ai tha se ishte shumë pranë largimit nga Barça, para ardhjes së gjermanit. “Nëse Hansi Flik nuk do të kishte ardhur, unë do të isha larguar nga Barça. Por Flick më telefonoi dhe më tha se kisha mbështetjen e tij. Një veprim i thjeshtë, por vendimtar për një futbollist që kishte nevojë të ndihej i rëndësishëm”, u shpreh Raphinha, shkruajnë të hënën mediumet spanjolle. 29-vjeçari është shumë i rëndësishëm për klubin e madh spanjoll. Këtë edicion në të gjitha garat në 17 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 11 gola dhe ka bërë katër asistime. Ai te Barça u transferua në vitin 2022, kurse kontrata i përfundon në vitin 2028.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here