Google search engine
Home Bota “Një agim i ri për Venezuelën”/ Departamenti i Shtetit: Maduro do të...

“Një agim i ri për Venezuelën”/ Departamenti i Shtetit: Maduro do të mbajë përgjegjësi për krimet

0
89

Në reagimin e parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së Christopher Landau tha se Maduro “do të mbahet përgjegjës për krimet e tij”.

“Një agim i ri për Venezuelën! Tirani është zhdukur. Tani ai më në fund do të mbahet përgjegjës për krimet e tij”, shkroi Landau në platformën X.

Më herët Trump reagoi në “Truth Social”, duke thënë se sulmet janë kryer në shkallë të gjerë.

Presidenti amerikan shtoi se ‘Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, janë kapur dhe larguar nga vendi”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP”, thotë Trump në reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here