Nga Roland Tashi
Është e nevojshme të jepet informacion rreth Depresionit tëQattarës për të kuptuar përparësitë dhe mangesitë e këtij megaprojekti. Në inxhinierinë hidrike termi “Depresion” përdoret për të kuptuar një ujëmbledhës, një zonë e ulët/gropë teknike ose natyrore, njëvend ku uji ngadalson rrjedhjen ose mblidhet duke shërbyer edhe si burim energjitik. Qatarra ndodhet në veriperëndim të Egjiptit afër Detit Mesdhe,është pika e dytë më e ulët në Afrikë rreth 133 metra nën nivelin e detitpas Liqenit Assal, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 18 000 km², me klimëshumë tëthatë dhe të nxehtë, me pak ose aspak reshjefaktorë qëkanë ndikuar në banimin dhe zhvillimin e zonës.Ka patur ide historike për kanale dhe projekte hidroenergjetikepër lidhjen e saj me detin Mesdhepor ato nuk janë realizuar, në vitet 1950një nismë e ngjashme tërhoqi vëmendjen edhe tëCIA-s amerikane si projekt energjetik.
Sipas koordinatorit aktual të projektit Amir AghaKouchak, Profesor i Inxhinierisë Civile Mjedisore dhe i Shkencës të Sistemeve Tokësorenë“University of California”, IrvinenëSHBAzgjidhja teknike duket e realizueshme, të rilidhen këto depresione/gropa natyrore me detin përmes kanaleve ose tuneleve duke lejuar që uji të mbushë sërish basene të cilat miliona vjet më parë kanë qenë të pushtuara nga deti.Qëllimi është i dyfishtë, të krijohet një “pus” i përhershëm që tërheq vazhdimisht ujë nga oqeanet si dhe tëgjenerohen përfitime lokale.Mbushja e Qattarës mund të tërheqënga oqeanet qindra kilometra kub ujë duke ndikuar nëuljen e nivelit të detit, ndërsa avullimi dhe prurjet e vazhdueshme të ujit mund ta ruajnë këtë efekt.
Qattara konsiderohet një vend ideal për disa arsye kryesore: sipërfaqe e madhe e basenit, klimë e thatë që favorizon avullimin si dhe një lidhje relativisht e shkurtër me detin Mesdhe.Zbatimi i këtij projekti do të sillte sfida të mëdha, ndikime ekologjike, rrezik për ujërat nëntokësore dhe habitatet nëshkretëtirë, faktorë të cilët kërkojnëmbikqyrje ndërkombëtare dhe menaxhimin e vendbanimeve lokale. Nga ana tjetër do të kishte edhe përfitime të mundshme; prodhim i energjisë sërinovueshme gjatë fazës së mbushjes së basenit, akuakulturë, turizëm dhe biodiversitet të ri ujor. “Është një zgjidhje plotësuese, jo zëvendësuese e uljes së emetimeve, duhet të vlerësojmë me rigorozitet përfitimet dhe disavantazhet, jo të mbështetemi vetëm te hipotezat”, sqaron shkencëtari.
Projekte te tjera kandidate përfshijnë Detin e Vdekur dhe atë tëDanakilit në Etiopi, por duhet kuptuar se këto nisma strategjike kërkojnëmarrëveshje gjeopolitike komplekse dhe analiza shumë të thelluara mjedisore.Tërheq vëmendjen Deti i Vdekur i cili ndodhet në Lindjen e Mesme në Luginën e Jordanitrreth 430m nën nivelin e detit, që përbënedhe pikën më të ulët në sipërfaqen e Tokës.
Cilat janë arsyet që i detyrojnë shkencëtarët të punojnë për këto projekte gjigande?Sfida më dramatike e shekullit tonë tashmë është prezente, detet po rrisin nivelin duke përparuar drejt tokës. Ato janë rritur me më shumë se 20 centimetradhe projeksionet flasin për skenarë edhe më të vështirë deri në vitin 2100, me qytete bregdetare të përmbytura dhe miliona njerëz të detyruar të migrojnë.Mesdheu mbetet mes shpresave dhe dyshimeve për të ardhmen e ndikuar nga pasiguria klimatike në rritje.
Raporti i fundit i IPCC, organizatë shkencore ndërkombëtare e krijuar nga OKB-ja në vitin 1988qëstudion ngrohjen globale, shkaqet e ndryshimeve klimatike, pasojat, etj,parashikon se niveli iMesdheut mund të rritet rreth një metër deri në fund të shekullit dhe projekte si depresioni Qattarës e nxisin debatin. Disa i shohin këto vepra të mëdha si zgjidhje inxhinierike të guximshme, të tjerë mbeten skeptikë. “Duhet të përqendrohemi para së gjithash te ulja e emetimeve, projekte të mëdha si ky rrezikojnë vetëm ta zhvendosin problemin pa e zgjidhur realisht”, paralajmëron Malavasi i cili njihet sishkencëtar/studiues i klimës dhe mjedisitnë rolin ekritikut shkencor të megaprojekteve inxhinierike që paraqiten si zgjidhje për ndryshimet klimatike.
Dilema mbetet akoma e hapur, mundet që vërtet Mesdheu të shndërrohet në një burim të qëndrueshëm energjie të pastër, apo është thjesht një tjetër iluzion?Për momentin gjithçka mbetet në skica mbi tavolinat e arkitektëve të Universitetit të Kajros.
Pavarësisht këtyre projekteve inxhinierike, ndërhyrje kaq gjigande në natyrë për ta kthyer detin atje ku ishte përpara miliona vjetësh, shoqëruar me dilema, polemika, kontradita, interesa të ndryshme ekonomike politike, etj, do të sjellin ndryshime edhe në gjeopolitike duke krijuar lidhje dhe interesa të reja politike dhe padyshim ekonomike. Në këtë skenar të ri nuk do të mbeten aktorë të vetëm shkencëtarët dhe universitetet, por politikanët, ushtarakët si dhe vendet që kanë interesa jetike të lidhura me Mesdheun.


































