Google search engine
Home Aktualitet Moti Rikthehen reshjet e borës në Korçë, si paraqitet situata në aksin Boboshticë-Dardhë

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, si paraqitet situata në aksin Boboshticë-Dardhë

0
69

Mëngjesin e kësaj të premte kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës.

Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here