Google search engine
Home Editorial Opinion Sali Berisha 8 milionë dollarë për lobime sekrete, zero transparencë për demokratët

Sali Berisha 8 milionë dollarë për lobime sekrete, zero transparencë për demokratët

0
114

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një shfaqje pa mbështetje reale dhe pa transparencë ndaj demokratëve. Sipas saj, ndërsa Berisha kërkon mobilizim dhe përplasje para Kryeministrisë, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për rreth 8 milionë dollarë të shpenzuar në lobime sekrete në SHBA. Kokalari thekson se pa shembjen e plotë të strukturës aktuale të Partisë Demokratike, përfshirë fraksionet brenda saj, Edi Rama nuk largohet nga pushteti, duke paralajmëruar se protestat e tilla vetëm sa e legjitimojnë status quo-në.

“Pra, Sali Berisha ju do tek Kryeministria që ju të protestonin shishen e verës $30,000, ndërkohë që s’ka kthyer akoma përgjigje ku i gjeti 6 milion dollarë për ish-punonjësin e Marco Rubios dhe gati 2 milion dollarë të tjerë për ish menaxherin e fushatës së Trump-it? Ju të gjithëve, Berisha ju konsideron kavie që ju përdor sa herë ju duheni, dhe është i pamëshirshëm për abuzimin që ju bën. Po e përsëris, pa rënë totalisht struktura aktuale e PD-së, me gjithë fraksionin e Dumës dhe të Llapajt, Edi Rama NUK ikën. Kush del sot në protestë, ta konsideroj veten ‘idiot i dobishëm’ sepse ju bëni më dëm se këta që ju organizojnë, duke i legjitimuar ata me prezencën tuaj”, shprehet Evi Kokalari.

Hetimi

Kujtojmë se për kontratat e Berishës për lobimet sekrete është futur në lojë SPAK dhe drejtësia amerikane, të cilat kanë thelluar hetimet. Berisha është përpjekur ta paraqesë si “dhurata” nga atdhetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë. Ai ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj këtyre kontratave dhe se pagesat që do t’i hiqnin non-gratën do të mbulohem nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një strukturë që ai e ka paraqitur si nismë private e mbështetësve të tij jashtë vendit. Qëllimi i këtij interpretimi është i qartë: shmangia e nenit 92/1 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon kontributet mbi 1 milion lekë dhe detyron çdo subjekt politik të raportojë çdo burim financimi dhe çdo shpenzim të kryer gjatë dhe përpara fushatës zgjedhore.

Por edhe nëse Berisha ia del të zbatojë këtë skemë, do të jetë e vështirë që të deklarojë saktësisht burimin e të ardhurave, pasi Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë detaj mbi Make Albania Great Again, por nga kërkimet del se në fakt, ajo është krijuar vetëm 7 ditë para se Flamur Noka të vendoste firmën e tij, në kontratën marramendëse me kompaninë CONTINENTAL, e zotëruar dhe drejtuar nga njerëz pranë presidentit Donald Trump. Dokumentet vërtetojnë se “Make Albania Great Again”, është regjistruar si Organizatë Jofitimprurëse më 27 mars 2025.

Themeluesi i saj është shqiptaro amerikani Nuredin Seci, i cili do të jete dhe garantori i kontratës. Fondacioni, qartazi duket të jetë krijuar për të mbuluar marrëveshjen e lobimit. Kërkesa drejtuar pikërisht kompanisë “Continental Strategy LLC”, ka pasuar menjëherë aktin e krijimit të fondacionit. Sepse vetëm 3 ditë më pas, Seci, mori përgjigjen nga kompania e lobimit se ishte e gatshme të angazhohej në shërbime për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Dhe 5 ditë më pas, më 4 prill Flamur Noka firmos si përfaqësuesi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Nga dokumentet, përveç emrit të Nuredin Secit, nuk ka asnjë emër tjetër si themelues. Ndërkohë që duhet rikujtuar se nga momenti që një fondacion financon një forcë politike, edhe përmes një kontratë lobimi, janë të detyruar të deklarojnë anëtarët dhe donatorët sipas ligjeve edhe në Shtetet e Bashkuara por edhe në Shqipëri. Pra, mbetet e errët fakti se kush e financon dhe ku i gjen paratë një fondacion, i cili tre ditë pas themelimit ka arritur të mbledhë një shifër të tillë, të jashtëzakonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here