Franca në avantazh/ Macron: Do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

0
61

Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi sot planet për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse të re, më të madhe dhe më moderne për të zëvendësuar atë “Charles de Gaulle”, dhe për të hyrë në shërbim në vitin 2038.

“Në përputhje me dy ligjet e fundit të planifikimit ushtarak dhe pas një shqyrtimi të plotë dhe të kujdesshëm, kam vendosur t’i jap Francës një aeroplanmbajtëse të re”, njoftoi për Krishtlindje kreu i shtetit francez, i cili ndodhet në Abu Dhabi me trupat franceze.

“Vendimi për të filluar zbatimin e këtij programi shumë të madh u mor këtë javë”, shtoi ai.

“Kjo aeroplanmbajtëse e re do të jetë një shembull i forcës së vendit tonë, forcës së industrisë, të teknologjisë, një fuqi në shërbim të lirisë në det në kohë të trazuara”, siguroi ai.

Njoftimi i fillimit zyrtar të punimeve të ndërtimit u prit me shumë interes pavarësisht ngërçit fiskal në të cilin ndodhet qeveria, në një kohë kur sasia e investimeve të nevojshme dhe kërcënimet në zhvillim po e vënë projektin nën presion.

Dallimet me Charles de Gaulle

Gjithashtu me energji bërthamore, aeroplanmbajtësja e re do të jetë shumë më e madhe se ajo aktuale.

Do të jetë 80,000 tonë dhe rreth 310 metra e gjatë, krahasuar me një zhvendosje prej 42,000 ton dhe 261 metrash për Charles De Gaulle. Me një ekuipazh prej 2,000 marinarësh, do të jetë në gjendje të mbajë 30 avionë luftarakë.

Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri njoftimin gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat ushtarak me të cilin Parisi dëshiron të forcojë “marrëdhënien e tij strategjike” dhe nga i cili shpreson për bashkëpunim më të madh në luftën kundër drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here