Një shumë prej 2.5 milionë dollarësh i është dorëzuar spitalit për Ahmed Al-Ahmed, burrin mysliman që çarmatosi një nga autorët e sulmit terrorist në Bondi Beach të Sidnei (Sydney), në Australi dhe u cilësua hero nga shoqëria australiane.
Shuma u mblodh nga rreth 43,000 njerëz në të gjithë botën, përmes një fushate online, si shenjë njohjeje për aktin e tij.
Një video e postuar në mediat sociale kap momentin kur 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve me origjinë siriane, informohet për shumën.
“A e meritoj?” pyet ai, dukshëm i prekur.
Burri që i jep çekun i përgjigjet:
“Çdo qindarkë …”.
I pyetur se çfarë mesazhi donte t’u dërgonte dhjetëra mijëra donatorëve, Ahmed Al-Ahmed foli për unitetin dhe solidaritetin.
“Duke qëndruar së bashku, të gjithë njerëzit, duke lënë pas gjithçka që është e keqe dhe duke vazhduar të shpëtojmë jetë. Duke shpëtuar jet “, tha ai nga shtrati i spitalit, duke shtuar: “Kur shpëtova njerëz, e bëra nga zemra”.
Videoja shkaktoi emocione të forta dhe një lumë komentesh në mediat sociale, me shumë përdorues që lavdëruan modestinë e tij dhe e quajtën atë një “hero”.
Sulmi ndodhi të dielën në mbrëmje, gjatë Hanukkah në plazhin Bondi, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të festuar ditën e parë të festës hebraike. Të shtënat vranë 15 persona, përfshirë një vajzë 10-vjeçare e një rabin, dhe plagosën rëndë dhjetëra të tjerë.
Personi i 16-të i vrarë ishte pikërisht Sajid Akram, njeriu që pengoi heroi i asaj ditë, i cili mbeti i plagosur. Kurse djali i autorit, Naveed Akram, u plagos rëndë dhe është arrestuar.
Ahmed Al-Ahmed, pronar i një dyqani ushqimor në Sutherland, u bë i njohur pasi u shfaq një video ku ai shihej duke sulmuar më të vjetrin nga dy sulmuesit dhe duke u përleshur me të, duke arritur t’i rrëmbejë armën. Ai u plagos gjatë këtij procesi, duke marrë plagë të shumta me armë zjarri në shpatull dhe krah.
Nga spitali, ai e përshkroi skenën pak para sulmit:
“Ishte një ditë e bukur, të gjithë po e shijonin momentin, duke festuar me fëmijët, gratë, burrat, adoleshentët e tyre. Të gjithë ishin të lumtur… ata meritojnë të shijojnë, është e drejta e tyre.” Diku tjetër, ai shtoi: “Ky vend është vendi më i mirë në botë… Ne nuk do të rrimë duarkryq më duke parë, mjaft është mjaft. Zoti e bekoftë Australinë. Australianë, australianë, australianë”.
Fushata e mbledhjes së fondeve për Ahmed Al-Ahmed, e filluar nga CarHub Australia, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Donatorët përfshinin miliarderin amerikan Bill Ackman, i cili dhuroi 99,999 dollarë. Në total, donacionet për fushatat e konfirmuara GoFundMe që nga sulmi kanë arritur në 5 milionë dollarë.
Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Means, e quajti Ahmed Al-Ahmed një “hero të vërtetë” pasi i takoi në spital. Ai u vizitua gjithashtu nga Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, i cili i përcolli falënderimet e Mbretit Charles, duke thënë se “i gjithë vendi është tronditur nga ky akt heroizmi absolut”.
Siç tha ajo, 42-vjeçari pritet të nderohet me një çmim për trimëri, pasi tashmë ka marrë “shumë” propozime përkatëse.
Njëri nga sulmuesit, 50-vjeçari Sajid Akram, u vra nga zjarri i policisë në vendngjarje.
Djali i tij 24-vjeçar, Naveed Akram, u dërgua në spital me lëndime të rënda, ku qëndroi në koma për dy ditë para se të akuzohej për dhjetëra akuza, përfshirë 15 akuza për vrasje.







































