Futbollisti Tiago Silva kthehet në Europë

0
38

Një tjetër lëvizje befasuese pritet të ndodhë në janar. Kështu, mbrojtësi i njohur, Thiago Silva, pritet të largohet nga skuadra braziliane, Fluminense. Silva dëshiron që të kthehet në futbollin evropian. Këtë e bëri të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Sipas Romanos, 41-vjeçari Silva dëshiron të jetë më afër familjes së tij e cila jeton në Londër. Braziliani Silva me Fluminensen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai pjesë e Fluminenses është nga viti i kaluar kur u transferua si lojtar i lirë.

Qendërmbrojtësi me shumë përvojë ka karrierë të pasur. Ka luajtur për skuadra të mëdha si Milan, Paris San Zhermen e Çelsi. Tre vjet luajti te Milani, kurse për tetë vjet ishte pjesë e Parisit. Për Çelsin luajti katër vjet. Me Parisin, Silva fitoi plot 24 trofe. Ndërsa tre trofe i fitoi me Çelsin, kurse me Milanin e fitoi një.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here