Freiburgu ndal Dortmundin në Bundesligën gjermane, Herri Kejn shpëton Bajernin e Mynihut nga disfata

0
28

Vijon të befasojë kampionati elitar gjerman i futbollit, Bundesliga, ku dy prej emrave të mëdhenj të këtij vendi u ndalën ose në humbje ose në barazim në duelet e tyre në kampionat. Kështu, pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në Bundesligë, Dortmundi është ndalur në barazim të dielën në udhëtim te Freiburgu. Ndeshja Freiburg-Dortmund u mbyll 1:1 dhe i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit gjerman. Rami Bensebaini shënoi në minutën e 31-të, ndërsa prej minutës së 53-të, “verdhezinjtë” luajtën me një futbollist më pak në fushë. Me karton direkt të kuq u përjashtua Jobe Bellingham, vëllai i Jude Bellinghamit të Real Madridit. Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan vendësit që barazuan shifrat me golin e Lukas Holerit në minutën e 75-të.

Tre minuta para fundit, Freiburgut pas rishikimit të situatës në VAR, iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. Dortmundi në vendin e tretë ka 29 pikë, sa i ka edhe Leipzigu në vendin e dytë. Freiburgu ka 17 pikë në mesin e tabelës. Ndërkohë, Herri Kejn bëhet shpëtimtar për Bajernin e Mynihut që të mos dalë i turpëruar në xhiron e radhës në Bundesligën gjermane. Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, eviton kështu humbjen e parë në Bundesligë këtë edicion të Bajernit të Mynihut. Ai shënoi golin e barazimi 2:2 ndaj Mainzit, të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 14-t të Bundesligës gjermane. Ndeshja Bajern-Mainz u zhvillua në në stadiumin “Allianz Arena” në Munih. Golin e parë për bavarezët e shënoi Lenbnart Karl në minutën e 29-të. Më pas Mainzi shënoi dy gola.

Golin e barazimit e shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nëpërmjet Kacper Potulskit. Mainzi në minutën e 67-të kaloi në epërsi 2:1. Me golin e Lee Jae-sungut, Mainzi e mbajti epërsinë 2:1 deri në minutën e 88-të. Por, kur pritej t’ia shkaktonte disfatën e parë të sezonit, në skenë doli sulmuesi anglez, Kane, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për t’ia siguruar Bayernit një pikë në shtëpi. Bajerni kryeson bindshëm në tabelë me 38 pikë. Mainzi është në vendin e fundit me 7 pikë. Duhet thënë se pavarësisht ndalesës, Bajernit nuk i cenohet në këtë moment epërsia që ka krijuar në kampionat, ndaj shihet6 si skuadra favorite për të qenë edhe këtë vit kampione e padiskutueshme e Bundesligës. Në fakt, vitet e fundit kampionati gjerman është dominuar totalisht nga Bajerni, me përjashtim të vitit të shkuar (2024), ku titullin e fitoi Bajer Leverkusen, skuadër në të cilën luajti atë sezon edhe shqiptari Granit Xhaka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here